Milani ka barazuar mbrëmjen e djeshme në derbi ndaj Interit me rezultatin 1-1 në stadiumin “Giuseppe Meazza”, duke ndarë dhe kreun e renditjes me Napolin.
Në ndalesën kundër Interit, skuadra e Stefano Piolit arriti rekordin e veçantë në Serinë A italiane.
Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, Milani ka koleksionuar 32 pikë pas 12 javëve në Serinë A për herë të parë në epokën e tre pikëve për fitore.
Një statistikë dhe rekord unik për kuqezinjtë teksa shohin veten e tyre ende të pamposhtur në kampionat.





