Kryeministri Edi Rama është shprehur se shenjat në rajonin e Ballkanit Perëndimor nuk janë aspak të mira.

Gjërat nuk kanë arritur në atë pikë që të kemi frikë nga destabilizimi, por duhet të jemi të kujdesshëm”, tha kryeministri shqiptar për gazentën “ TA NEA” në numrin e fundjavës .

Zhvillimet në Maqedoninë e Veriut dhe kriza në Bosnje dhe Hercegovinë nuk janë shenja të mira për Ballkanin Perëndimor, deklaroi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një intervistë për gazetën “ TA NEA”.

Ai u bëri thirrje faktorëve politikë në rajon, por edhe brenda Bashkimit Evropian, që “të jenë të kujdesshëm e që të mos nënvlerësojnë simptoma të tilla”, duke shprehur vlerësimin e tij se “gjërat nuk kanë arritur në një pikë ku t’i frikësohemi destabilizimit”.

Intervista u zhvillua mbrëmjen e së enjtes përmes WebEx, pak pasi Edi Rama u kthye në Tiranë nga Beogradi, ku u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe zëvendëspresidentin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrof. Rama njofton për progres në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, për të cilën të treja palët kishin diskutuar në Forumin Ekonomik të Delfit, diskutuan për Turqinë, si edhe për marrëdhëniet greko-shqiptare.

A jeni i shqetësuar për situatën në Ballkanin Perëndimor pas zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut, por edhe për shkak të krizës në Bosnje dhe Hercegovinë? A ndani ju të njëjtin mendimin se Ballkani Perëndimor mund të jetë duke hyrë në një gjendje destabilizimi?

Nuk jam i shqetësuar për momentin sepse nuk mendoj se gjërat kanë arritur deri në atë pikë sa të kemi frikë nga destabilizimi. Njerëzit në Ballkanin Perëndimor e dijnë se destabilizimi nuk është i mirë për askënd, as për ata që sipas gjasave e synojnë  destabilizim. Megjithatë, ne nuk gjendemi në një fazë të mirë dhe këto nuk janë shenja të mira. Duhet të jemi të kujdesshëm.

Cilët nënkuptoni, se duhet të jenë të kujdesshëm?

Si faktorët politikë brenda Ballkanit Perëndimor ashtu edhe jashtë tij, në Bashkimin Evropian, duhet të jenë të kujdesshëm. Nuk duhet të nënvlerësojnë simptoma të këtij lloji.

A ekzistojnë shqetësime për përfshirjen e forcave të tjera dhe të Turqisë në rajon, të cilat po përpiqen të largojnë Ballkanin Perëndimor nga BE-ja?

Nuk jam në  dijeni se ka ndonjë gjë që e lidh Turqinë me ndonjë formë apo trajtë destabilizimi.

Unë di se Turqia është një partner strategjik për Shqipërinë, siç është edhe Greqia, siç është edhe Italia. Turqia është një mik i ngushtë i Shqipërisë. Ne duam të forcojmë miqësinë tonë. Nuk shoh Turqinë të ketë një axhendë për të minuar kursin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Kur ju vizitoi në shtator, presidentja e Komisionit Evropian tha se Shqipëria është gati të nisë negociatat e anëtarësimit, duke theksuar se kjo mund të bëhej deri në fund të vitit: Çfarë aspiratash keni pas Samitit të nivelit të lartë mes BE-së  dhe Ballkanit Perëndimor?

Nuk është hera e parë që dëgjoj parashikime të tilla nga zyrtarë të lartë në BE dhe nuk do të jetë hera e parë që ata nuk do të mund të mbajnë premtimet e tyre. Nuk pres asgjë. Mendoj se duhet të vazhdojmë ta bëjmë atë që bëjmë, sepse e bëjmë për ne, për fëmijët tanë, për Shqipërinë, jo për miqtë tanë në Bruksel ose për ata në kryeqytete të tjera.

AI THA:

Nuk kemi pasur problemin e mbrojtjes së pronës së minoritetit grek në Shqipëri. Kemi pasur problem me mbrojtjen e të drejtave të pronësisë në përgjithësi. Minoriteti grek vuajti për shkak të këtij problemi, sikundërse gjithë të tjerët. Ne e kemi trajtuar këtë çështje përmes një legjislacioni të ri …. nuk pres diçka. Mund të realizohet, mund të mos realizohet. Është e njëjta gjë për ne. Analistët thonë se zhvillimet në Maqedoninë e Veriut mund të mos kishin ndodhur nëse BE-ja do të kishte vazhduar me negociatat e anëtarësimit.

Po, është e vërtetë, por në të njëjtën kohë nuk varet nga ne. Analistët duhet të shkruajnë, por vendimet i marrin të mëdhenjtë në Këshillin e Evropës. Evropa në këtë kohë duket se nuk mund të ketë kohezion dhe të marrë vendimet që i nevojiten, jo vetëm për ne, por edhe për veten e saj.

Në Beograd keni pasur një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe me zëvendës presidentin e Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”. Deri në çfarë pike keni ecur në këtë nismë dhe çfarë diskutuat mbi situatën në Ballkanin Perëndimor?

Kemi bërë progres, por jo aq sa do të donim. Në takimin e radhës në Tiranë në dhjetor, do të kalojmë në disa objektiva që lidhen me  lirshmërinë e lëvizjes së produkteve. Për sa i përket situatës, jemi mësuar me situata të tilla, nuk është diçka e veçantë.

Greqia ka vendosur dy kushte shtesë në kuadër të procesit tuaj të anëtarësimit. Ndryshimin e legjislacionit për regjistrimin e popullsisë, në mënyrë që të garantohet e drejta e vetëpërcaktimit së anëtarëve të minoritetit grek dhe e mbrojtjes së të drejtave të tyre pronësore. Cili është progresi i kryer për sa më sipër?

Nuk kemi pasur problemin e mbrojtjes së pronës së minoritetit grek në Shqipëri. Kemi pasur problem me mbrojtjen e të drejtave të pronësisë në përgjithësi. Minoriteti grek vuajti për shkak të këtij problemi, sikundërse gjithë të tjerët. Ne e kemi trajtuar këtë çështje përmes një legjislacioni të ri, po shohim rezultate pozitive dhe po vazhdojmë përpara përsa i përket kësaj çështjeje. Për çështjen e dytë kemi diskutuar me miqtë tanë grekë.

Greqia dhe Shqipëria kanë vendosur të referojnë delimitimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Cilat janë hapat e ardhshëm dhe në cilat fusha prisni bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve?

Kemi rënë dakord t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare, por gjetja  e zgjidhjes ka mbetur ende pezull. Nuk është gjetur ende zgjidhje. Shpresojmë se do ta gjejmë.

Është e qartë se ka energji pozitive në marrëdhëniet tona, ka një predispozitë të mirë nga të dyja palët për ta zgjidhur çështjen në mënyrë të qartë, përmes përcjelljes në Hagë, duke treguar besim tek një palë e tretë. Është një arritje e madhe, por ende nuk e kemi gjetur zgjidhjen.

Jam më tepër optimist sesa isha përpara se të fillonim me kryeministrin z. Mitsotakis dhe me ministrin e jashtëm z. Dendias. Ata janë sinqerisht të gatshëm të vazhdojnë në këtë marrëdhënie, gjë që është e mirë për të dyja palët. Unë kam thënë që politika nga të dyja palët nuk ka arritur të ndjekë popujt, të cilët kanë marrëdhënie të mira. Shqiptarët në Greqi janë integruar, flasin me punën e tyre dhe respektin ndaj vendit. E njëjta gjë edhe këtu, grekët që jetojnë këtu si qytetarë janë në shtëpinë e tyre. Politika nuk ka arritur të sjellë marrëdhëniet mes dy vendeve në të njëjtin nivel. Këtë gjë duhet të bëjmë dhe mendoj se këtë synon edhe kryeministri grek dhe ministri i jashtëm.