Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano, ka prezantuar ditën e sotme buxhetin për vitin 2022 për Policinë e Shtetit.

Nano teksa bëri me dije se do të ketë rritje pagash për policët, tha se nga Janari i vitit 2022, do të jenë 1179 punonjës policie që punojnë jashtë qendrës së banimit dhe që do të paguhen shtesë me 50 % të pagës aktuale.

Këtë rritje me 50% shtesë të pagësë aktuale do ta marrin për herë të parë tha Nano edhe punonjësit që kanë gradën inspektor.

“Me buxhetin e vitit 2022, shpenzimet e personelit rriten me 200 milionë lekë, trajtim me paga e shtesë mbi pagë, pagesën e punës në orët e natës, mbi kohë e punës, trajtim të veçantë për 1179 punonjës policie që punojnë jashtë qendrës së banimit nga janari i vitit 2022 do marrin shtesë 50 % të pagës aktuale.

Për herë të parë këtë shtesë e përfitojnë edhe punonjësit që kanë gradën inspektorë”. Me këtë buxhet për Policinë e Shtetit, Gledis Nano tha se fondet për herë të parë në 2022 janë parashikuar me rritje 81%

fondet për herë të parë në 2022 janë parashikuar me rritje 81% ose 555 milionë lekë më shumë krahasuar me vitin aktual, për projekt investimesh”.,- tha Nano.