Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar shifrat e fundit të situatës të Covid-it atje.

Mësohet se janë testuar 1719 persona, ku kanë rezultuar me virus 11 qytetarë. Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.466.

Në total numri i rasteve aktive është 447.