Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Rrushi, të cilët akuzohen për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha.
Fredi Rrushi akuzohet se vrau biznesmenin Hoxha, me të cilin kishte njohje disa vjeçare. Pasi e vrau ai e fshehu trupin e tij pas malit të Dajtit, në Qafë Mollë.
Ndërsa vëllai i tij, Pajtim Rrushi, akuzohet se ka bashkëpunuar për fshehjen e krimit dhe zhdukje të provave.