Ekspertët e ndryshimeve klimatike kanë ndarë një paralajmërim për efektet e ngrohjes globale në një akullnajë islandeze.
Studiues nga Universiteti Dunde në Mbretërinë e Bashkuar, kanë vendosur një kamera pranë një akullnaje në Islandë, ndërsa kanë mbetur të shokuar nga ajo që aparati ka fiksuar.
Një “timelapse” tregon sesi akullnaja është shkrirë ndjeshëm në vetëm disa javë, për shkak të ndryshimeve klimatike.





