Ditën e sotme në bregdetin e Shëngjinit është shënuar një katastrofë mjedisor.

Një sasi e madhe nafte është derdhur në det, duke krijuar ndotje mjaft të mëdha dhe aromë shumë të rëndë në zonën e plazhit.

Ende nuk dihen shkaktarët e ndotjes dhe në terren nuk ndodhet asnjë nga institucionet përgjegjëse.

Kujtojmë që pak ditë më parë, në një konferncë me Policinë e Shtetit, kryeministri Rama tha se “policia nuk duhet të mbyllë sytë para krimeve mjedisore apo ndërtimeve pa leje”.