Pas një suksesi global si ai i Squid Game, pritej që seriali më i ndjekur i Netflix i të gjitha kohërave të kishte një sezon të dytë. Dhe në fakt, kështu do të jetë! Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga regjisori Hwang Dong-hyuk.

“Ka pasur kaq shumë presion, aq shumë kërkesa dhe kaq shumë dashuri për një sezon të dytë sa më duket se nuk ka zgjidhje tjetër”, tha krijuesi i serialit korean që mori famë të menjëhershme në të gjithë botën.

“Do të ketë një sezon të dytë. Është në kokën time tani. Unë jam në procesin e planifikimit tani, por mendoj se është shumë herët për të thënë se kur dhe si do të ndodhë.”

Por ç’duhet të presim nga ‘Squid Game 2’?

Nëse komploti i serisë së parë Squid Game ishte i përqendruar në 456 konkurrentët (të gjithë të bashkuar nga problemet serioze ekonomike) që merrnin pjesë në një lojë vdekjeprurëse për një çmim prej 38 milionë dollarësh, Squid Game 2 do të përqendrohet përsëri në personazhin e Seong Gi-hun (luajtur nga Lee Jung-jae). Qëllimi i vetëm i tij tani do të jetë t’i japë fund lojës së masakrës ku ishte protagonist (dhe fitues) së bashku me rebelin Kang Sae-byeok.

Megjithatë, ekziston edhe një hipotezë e dytë, jo aq surreale, sipas së cilës sezoni i dytë i Squid Game, mund të jetë një rikthim në të shkuarën, ku trajtohen disa prapaskena mbi Front Man dhe historia e tij që çoi oficerin e korruptuar të policisë në krye të lojërave vdekjeprurëse.

“Ndoshta në sezonin e dytë do të jem në gjendje të flas më shumë për të,” tha regjisori Hwang për Sunday Times kohë më parë.