Ky është momenti i sikletshëm kur një burrë humbi kontrollin e motorit të tij, ndërsa po mundohej të mburrej me mjetin e ri motorik me shumë kuaj fuqi.

Burri u përpoq në mënyrë të dëshpëruar të mbante nën kontroll mjetin me vlerë 13 mijë dollarë, ndërsa po bënte xhiro me të në D Park në Denver, Kolorado, më 30 tetor.

Pavarësisht tentativave të motoristit, mjeti u përmbys së bashku me burrin, i cili fatmirësisht nuk pësoi lëndime të mëdha, por u turpërua para shumë personave të pranishëm në park dhe videos që u bë virale në rrjet.