Ditën e sotme në vendin tonë kanë mbërritur 74.880 doza të vaksinës Pfizer. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjete sociale bën të ditur se kjo ngarkesë ishte pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

Sipas saj, deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur në total, 2.2646.720 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Postimi i Ministres Ogerta Manastirliu:

Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,646,720 vaksina antiCOVID-19. Jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 587 raste të reja me koronavirus ndërkohë që kanë ndërruar jetë 3 qytetarë.