Ish-presidenti i skuadrës së Bajernit, Uli Hënes, ka ironizuar klubet e mëdha si PSG-ja dhe Mançester Siti duke thënë se:
“Është Al Khelaifi një Hënes i ri? Jo, nuk mendoj që është.Nuk e di nëse ai e do futbollin. Ndryshimi mes tij dhe meje është se unë kam punuar fort për paratë e mia, ndërsa atij i janë dhuruar. Parisi dhe Siti kanë shpenzuar shumë por s’kanë fituar asgjë në Europë.Prandaj, sa herë luajmë kundër tyre dhe fitojmë, gëzimi është dyfish më i madh. Kjo tregon se ato paratë e mu***it nuk shërbejnë për asgjë nëse nuk bën atë që bën me pasion dhe sipas traditës”, tha Hënes për mediat gjermane në lidhje me klubet milionere si Parisi dhe Mançester Siti.





