Ka përfunduar numërimi thuajse në të gjitha komunat e Kosovës që zhvilluan këtë të dielë raundin e dytë të zgjedhjeve.

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur një humbje të papritur, pasi ka arritur të fitojë vetëm në 4 komuna, ndërkohë që rezultat surprizë ka arritur të marrë PDK, e cila ka fituar 9 komuna.

Lista Serbe është ajo që ka marrë më shumë komuna, 10 të tilla, ndërsa në Obiliq ka fituar kandidati i pavarur Xhafer Gashi.

Ndarja e komunave:

Lista Serbe(10): Leposaviq, Novobërda, Shtërpca, Zubin Potoku, Zveçani, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Mitrovica e Veriut, Kllokot;

PDK (9): Prizren, Drenas, Kaçanik, Vushtrri, Dragash, Mitrovicë, Skenderaj, Hani i Elezit, Ferizaj

LDK (7): Prishtinë, Fushë Kosovë, Istog, Viti, Junik, Peje, Lipjan

AAK(5): Gjakovë, Klinë, Rahovec, Therandë, Deçan.

VV(4): Gjilan, Podujevë, Kamenicë, Shtime.

Nisma (1): Malishevë.

Xhafer Gashi: Obiliq