Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja e biznesmenit Rezart Taçi, i vënë nën akuzë për pastrim parash.
Transaksionin e kalimit nga llogaria e Zummo tek e ajo e Taçit do ta bënte ekonomisti Fabio Petruzella. Ai ka ardhur tre here në Shqipëri pas 18 qershorit dhe kishte prokurë nga 90-vjeçari.
Por banka i kishte sekuestruar lekët për llogari të SPAK dhe s’ia ka pranuar veprimin. Në një moment ai ka thëne se s’kanë ardhur lekët, e pastaj ka thënë se ai nuk është ai personi, pasi prokura nuk ishte e rregullt.
Ndërkohë për llogari të SPAK, policia italiane ka bere kontrolle në Rome e Milano ku dyshimet se qëndron biznesmeni Rezart Taci, por pa mundur ta gjejë atë në banesat apo vendet ku ishte akomoduar në këto qytete.