Renato Sançez i Lilës mund të marrë të njëjtën rrugë si ish-shoku i tij i skuadrës Majk Manjo i cili u transferua tek Milani.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja sporive italiane “La Gazzetta dello Sport”, mesfushori portugez ndiqej me interes edhe nga Juventusi dhe Roma, por tek Milani do të ishte zëvendësuesi ideal i Fronk Kesisë i cili me shumë gjasa në qershor do të largohet me parametra zero.

Sançez i cili ra në sy me paraqitjet e tij në Europianin e Francës në vitin 2016 ku fitoi e fitoi me Portugalinë e tij ka pasur ulje-ngritje në karrierën e tij dhe skuadra kuqezi nga Milano pritet të jetë hapi i madh në karrierë.

Në këtë sezon 24-vjeçari me skuadrën e Lilës është aktivizuar në 6 ndeshje dhe ka dhuruar dhe një asist.