Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka folur e prerë ditën e sotme kundër dhunës ndaj vajzave e grave.
Sipas saj nuk duhet të tolerohet asnjë rast i tillë dhune, sidomos kur ajo transmetohet edhe nga punimet e seancës plenare.
Duket se Kim ka qenë e pakënaqur me sjelljen e deputetëve në Parlament, por ajo nuk ka përdorur emra konkretë në fjalën e saj.
Fjala e ambasdores amerikane Yuri Kim:
Duket e nevojshme të themi sot atë që kemi planifikuar për 25 nëntor (duke filluar 16 ditët vjetore të aktivizmit kundër dhunës gjinore): Gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave – veçanërisht e transmetuar në televizion nga Parlamenti – është e papranueshme. Udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin.