Xhaxhai i Klodian Çalamanit, autorit të krimit makabër në fshatin Greçalli, ku vdiq fëmija 8 vjeç ka dhënë një deklaratë për mediat.
Sipas xhaxhait të 38-vjeçarit, Klodiani nuk vuante nga asnjë sëmundje mendore. Sipas tij, të afërmit e këshillonin vazhdimisht autorin që të punonte dhe të sillej mirë.
Ndërkohë ai shprehet se nipi i tij duhet të dënohet me varje.
“Ne e njohim atë ashtu siç foli. I kemi folur gjithmonë. Mua nuk më dëgjonte. Ai nuk kishte një moshë 14 vjeç, por po shkonte 40. Nipi nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor. Unë të paktën nuk e di. Unë nuk flisja me nipin sepse nuk më dëgjonte. Ai edhe njëherë ka marrë një vajzë, e rrëmbeu, por nuk di përse e bëri. Unë e di që ai pinte alkool, tjetër se di. Nuk i druhem hakmarrjes, sepse unë nuk kam punë me nipin.
Unë i bëj thirrje kryetarit të parlamentit ligjin me varje. Ai nuk është për shoqëri më. Ai jetonte vetëm. Unë them që ai e ka bërë ngjarjen. Nuk e di çfarë e ka shtyrë që të merrte këtë akt ndaj fëmijës. Ai ashtu siç hyri në burg e ashtu doli, nuk ndryshoi fare. Në një moment të dytë do të shkoj te familja e djalit, sepse kam fëmijë vetë edhe nipër. Bashkia e futi në punë, por ai pinte dhe ashtu nuk të mban njeri në punë”, tha xhaxhai i Klodianit.