Forca të shumta të policisë kanë blinduar Gjykatën e Fierit pasi sot do të jepet masa e sigurisë për Klodian Çalamanin, autorin e vrasjes së djalit 8-vjeçar Mateo Vasiu.

Ende pa nisur seanca, janë shënuar incidente në hollin e gjykatës në Fier.

Prindër dhe familjarë të afërt të Matesos së vogël kanë shkuar të shumtë në ambientet e Gjykatës dhe kanë shqyer derën kryesore. Ata kanë hyrë në ambientet e brendshme dhe kanë kërkuar vrasësin e djalit të tyre.

“Ku e keni fshehur maskarain. Do ta vrasim”, thonë familjarët.