Mediat britanike kanë shkruar sërish për krijimin e një kampi në Shqipëri për të gjithë refugjatët e paligjshëm që kalojnë kanalin nga Franca për në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas Daily mail ministrat e dy vendeve po diskutojnë hapjen e një qendre azili në Shqipëri, e cila ata besojnë se do të vepronte si një pengesë për emigrantët që kalojnë nga Franca.

Emigrantët do të dërgohen në Shqipëri në një qendër të re azili me kosto prej 100,000 £ për kokë” ky është titulli i mediave të huaja në lidhje me këtë çështje.

“Kushdo që kërkon azil në Britani pasi arrin në rrugë të paligjshme, si me gomone dhe varka të vogla, do të dërgohet në qendrën e re brenda shtatë ditëve”, tha Times.

Megjithatë, projekti do t’i kushtonte taksapaguesit britanik 100,000 £ për emigrant për fluturime dhe akomodim.