Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të buxhetit për shëndetësinë, ka deklaruar se pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten me 40%.

“Angazhimet për pagat tuaja janë pasuar me fakte dhe faktikisht që prej hapit të parë që kemi hedhur, pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur 63%. 
Natyrisht që ne nuk jemi të vetëpërmbushur nga ky fakt dhe ambicia jonë është që pagat të vazhdojë të rriten për të kapur +40% brenda këtij mandati të tretë, duke filluar nga një +6% në vitin e ardhshëm”, tha Rama.