Një debat i fortë është shënuar mes mbrëmjen e djeshme në një emision mes gazetarit Alban Dudushi dhe aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalari.

Dudushi tha se ishte kundër gjuhës së ashpër dhe qëndrimeve të Kokalarit kundrejt deputetes, Grida Duma.

Debati mes tyre u shoqërua nga tone të ngritura, teksa Dudushi tha se po fyhet dinjiteti i një gruaje, por Kokalari shtoi se Grida Duma është deputete dhe jeta e saj nuk është më private, por publike.

Debati:

Alban Dudushi: E ka tejkaluar, e ka shkelur këtë vijë që ekziston mes zonjave dhe grave. Mua s’më duket e bukur. Ne këtu mezi po mundohemi të vendosim një rregulli në politikë që të merremi me kundërshtarin për atë që paraqet. Kjo përzierja, ky pisllëku jo po kanë ndarë familje… Kjo është e rëndë nga një grua për një grua. Trump ka skandale të jashtëzakonshme seksuale. Ka një skandal me një aktore porne që është bërë publike…

Evi Kokalari: Që humbi gjyqin.

Alban Dudushi: Ka skandal në regjistrimin me gazetarin për gjuhën mizogjene që përdor aty. Vulgaritetin e një burri që i sheh femrat si objekte. 

Evi Kokalari: Mos bërtit më tepër, se bërtas unë më shumë. Stop. 

Alban Dudushi: Stop mos më thuaj. Kemi patur një raport të mirë bashkë, jo me këtë stop. Bëjmë debat nëse do që të bëjmë debat. 

Evi Kokalari: Nuk i kam sulme personale ndaj Grida Dumës, por po ia bëj një politikani, ku jeta e saj është publike, s’është më private. Mos më ndërprit. Të lutem stop. 

Alban Dudushi: Nuk të dëgjoj fare po më the stop. 

Evi Kokalari: Më akuzon se unë jam femër dhe nuk duhet t’i bëj këto komente. E dyta, të të vijë turp që më thua që unë si grua të mos flas për imoralitetin e një gruaja tjetër sepse është femër, është grua, është vajzë. Ky është një gabim. 

Alban Dudushi: Kush je ti që e cakton moralin? 

Evi Kokalari: Unë nuk besoj te ‘gender’, unë besoj te liria e individit. Nuk besoj te je femër apo je meshkull. Është imorale, është turp. 

Alban Dudushi: Ka 30 vjet që bëhet kjo. Në Shqipëri u janë futur njerëzit në krevbat, poshtë krevatit dhe këto janë të turpshme. Nuk duhet të ndodhin. Ti vjen nga maja e Amerikës dhe bën këtë gjë, turp. Nuk duhet të ndodhin këto gjëra. 

Evi Kokalari: Unë jam sulmuar për dy muaj me radhë nga njerëzit e Lulzim Bashës. Ku ishte Alban Dudushi dhe të tjerët që t’i thonin Lulzim Bashës turp t’ju vijë që sulmoni me gënjeshtra? 

Alban Dudushi: Unë të kam ftuar në studio dhe të kam dhënë hapësirë.