Tre ditë më parë Presidenti Ilir Meta nën shoqërinë e Sazan Gurit i hodhi një vështrim një ekspozite me foto të organizuar nga shoqata çame në gardhin e Presidencës.

Ndërkohë, në një artikull të publikuar nga media greke Protothema shkruhet se “ Provokues, Presidenti, Ilir Meta shfaqet në një ekspozitë me foto dhe harta nga i ashtuquajturi ‘gjenocid i Çamërisë’ dhe gjoja ‘pushtimin e territoreve shqiptare në Greqi”.

Konkretisht, sipas burimeve diplomatike, vijon artikulli,  ambasada greke në Tiranë ka kërkuar menjëherë shpjegime nga zyra e presidentit shqiptar Ilir Meta lidhur me raportin në fjalë.