Modelja Kaia Gerber dhe aktori Jacob Elordi janë ndarë pas një viti lidhje. Lajmin e ka konfirmuar një burim për Us Weekly.
Sipas In Touch, për shkak të mospërputhjes së orareve të tyre, ata nuk po kalonin shumë kohë së bashku. Megjithatë burimi theksoi se mes tyre nuk ka hatërmbetje.
Gerber, 20 vjeç dhe Elordi, 24 vjeç, u lidhën në shtator të vitit 2020. Ata u panë duke darkuar në Nobu në Malibu dhe të kapur për dore në qytetin e Nju-Jorkut. Ata i çuan gjërat në një nivel tjetër po atë muaj, duke pushuar me prindërit e Kaia-s, Cindy Crawford dhe Rande Gerber. Prindërit e Kaia-s e adhuronin Jacob-in dhe mendonin se ai ishte partneri i duhur për të.
Dyshja e zyrtarizuan romancën e tyre në Instagram në nëntor të 2020-ës, kur ajo ndau një foto të kostumeve të tyre të Halloween-it, si Elvis dhe Priscilla Presley.






