Familjarët e 8-vjeçarit, Mateos, i cili u vra barbarisht nga fqinji i tij, Klodian Çalamani, po protestojnë para burgut të Vlorës, aty ku ndodhet në paraburgim autori.
Ata kërkojnë drejtësi për 8-vjeçarin, teksa në duar të mbajnë edhe pankarta ku shkruhet “Duam drejtësi”.
Ndërsa nëna e Mateos, para medias është shprehur se kërkon të di se përse ia vrau djalin.
Para burgut kanë mbërritur edhe forcat e “Shqiponjës” për të bërë të mundur qetësimin e situatës.
Që prej ditës kur gjykata vendosi masën e sigurisë për vrasësin e fëmijës së tyre, familjarët e Mateos nisën mbledhjen e firmave për rikthimin e dënimit me vdekje.