Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Lushnjë, ku 13-vjeçari Arjet Sulovari u gjet i vetëvarur në dhomën e tij nga prindërit.

Sipas dëshmive të shokëve të tij, 13 vjeçari ishte përdorues i rrjeteve sociale dhe dyshohet se vdekja e tij lidhet me realizimin e një video në Tik Tok.

Një nga shokët e tij tregon se 13-vjeçari ka hipur në një karrige, ka lidhur një litar në qafë dhe ka lëshuar karrigen. Me një thikë në dorë ka tentuar të presë litarin, por fatkeqësisht nuk ka mundur dhe për pasojë ka ndërruar jetë.