Familjarët e Mateos, pas protestës në burgun e Vlorës, vijojnë në qendër të qytetit.

Ata janë ulur në rrugë duke bllokuar qarkullimin në qendër të Vlorës, teksa njëzëri thërrasin “Drejtësi për Mateon”.

Duket se të gjithë qytetarët e respektojnë dhimbjen e familjes së Mateos, makinat presin në rrugë në qetësi, ndërsa edhe disa i janë bashkuar protestës.

Nëna e 8-vjeçarit pak më parë tha se do që autori t’i tregojë se përse ia mori nga jeta djalin e saj.