Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka lejuar ekstradimin e Alket Hatisë drejt Italisë.

I njohur ndryshe si “Zoti i drogës”, Hatija u arrestua në 2017 në Berat, pasi ishte i dënuar me 20 vjet burg nga gjykatat e Milanos.

Gjykata e Durrësit e liroi më 11 korrik 2017. Prokuroria iu drejtua Gjykatës së Apelit Durrës duke kërkuar riarrestimin e të akuzuarit në pritje të ekstradimit të tij në Itali, për të vuajtur dënimin me 20 vite burg, të marrë për trafikim droge dhe pjesëmarrje në bandë kriminale.

Gjykata e Apelit më pas vendosi si masë sigurie atë të “arrestit në burg” për “Baronin e drogës”, i cili akuzohet nga autoritetet italiane për trafikimin e 350 kilogramëve heroinë.