Tezja e 8-vjeçarit të vrarë nga fqinji, 38-vjeçari Klodian Çalamani, ka kërkuar të vendoset drejtësi për vrasjen e nipit të saj.

Duke folur për “News24”, ajo kërkoi që e vërteta të zbardhet sa më parë, pasi sipas saj duhet të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Po i lajmë faqet me lot. Po dëgjoj shumë gjëra në media. Kush e pa Meteon që shkoi bleu bukën, kush e dëgjoi Mateon duke i thënë përse ma ngacmon mamin? Nga dolën të gjitha këto. Po pikëllohemi akoma më shumë. Ekspertiza të kryhet, t’u merret edhe fija e flokut”,- tha ajo.

Ka qenë një grua në moshën e mamasë tënde?

Adriana: Po

Ju thoni që Çalamani nuk ka qenë i vetëm? Kush është personi që mund ta ketë shtyrë, është brenda familjes së motrës?

Adriana: Patjetër që brenda do të jetë.

Keni ndonjë dyshim?

Adriana: Nuk di të them me detaje se kush është, por duhet të merret ekspertizë dhe ajo të varet. Më kanë informuar që motra mbrëmë ka qenë në polici, por nuk e di për çfarë.  Duhet të dalë e drejta sepse do dëgjoj shumë gjëra në media. Çfarë janë të gjitha këto…Kush ishte prezent, kush i nxori këto fjalë?