Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar çështjen ndaj ish-kreut të KED, Ardian Dvorani, pas padisë së presidentit Ilir Meta.

Pas këtij vendimi, Dvorani u shpreh se nuk ka përplasje me asnjë institucion dhe se ushtron detyrën si gjyqtar.

“Unë nuk kam përplasje me asnjë person thjesht ushtroj detyrën. Është jashtë realitetit që kam përplasje. Kush mendon që ka përplasje i ka përvetë, unë skam me askën.

Është e drejta e Metës të ketë intepretim mbi faktet dhe unë sjam aksuksh që ta gjykoj apo paragjukoj. Janë insitucionet ata që vendosin. Gjyqet nuk bëhen në media, ka ikur koha e gjyqeve popullore, por nga ata që janë aty”, tha ai ndër të tjera.