Ditën e djeshme drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano, lajmëroi se të gjithë punonjësit e policisë do të bënin testin e drogës.

Ndërkohë, për këtë lajm ka reaguar dhe gazetari investigativ Artan Hoxha.

Hoxha ka thënë se testi i drogës është i rëndësishëm, por sipas tij më e rëndësishme do ishte testi i alkoolit.

“Kjo është diçka e nevojshme, por jo i domosdoshëm. Testi i alkoolit do ishte dhe më i rëndësishëm, dhe është në masë më shqetësues. Nga kontakti që  kam unë më shqetësues është testi i alkoolit. Drejtori e ka lëshuar këtë vendim, duke lëshuar edhe urdhrin sesi do të ekzekutohet. Testin kundër lëndëve narkotike e bëjnë të gjithë efektivët që dytën në patrullë dhe ata që janë në akademinë e sigurisë. Të gjithë ata që janë futur në këtë shkollë e kanë kaluar këtë gjë. Ndërkohë në raste e tjera ky test duhet të bëhet me përzgjedhje. Testi i kokainë, një përdorues nuk përdor një javë dhe në krye të javës ai del në rregull.“,- u shpreh ai.