Katër të dënuar në 24 orët e fundit janë izoluar në regjimin e posaçëm, 41 bis. Pas Aleksandër Llanajt, Fatmir Pjetrit dhe Redjan Rrajës, sot është marrë vendimi edhe për Arbër Çekaj, i dënuar për 613 kg kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve ‘Arbri Garden’ në Maminas.

Të gjitha vendimet janë me kërkesë të SPAK dhe miratim të ministrisë së Drejtësisë. /TCH