Prokuroria e Tiranës ka nisur një procedim penal për prokurorin e Gjirokastrës, Emëror Kasaj, ndaj të cilit është nisur një procedim penal për akuzën e fshehjes dhe mosdeklarimit në ILDKPI të një shume financuare prej 50 mijë euro.
Hetimet janë regjistruar edhe për akuzën e Falsifikimit të formularëve nga persona që kanë për detyrë plotësimin e tyre. Hetimi është nisur pas depozitimit të një kallëzimi penal nga një qytetar dhe bërjes publik të shkeljeve në media.
Behet fjalë për një shumë prej 50 mijë euro që Emëror Kasaj i ka marë borxh dhe ja ka dhënë Maurizio Lombit. Shuma rezulton të mos jetë deklaruar nga Kasaj në asnjë nga deklaratat e pasurisë.