Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore pa avokatë mbrojtës në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për Emiljano Shullazin dhe Gilman Dodanin, duke bërë që të ketë debate të forta në sallë.

Në një dalje për mediat, avokati Vladimir Meçe e quajti vendimin e GJKKO skandaloz dhe të padëgjuar më parë.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit i ka paralajmëruar një javë më parë të pandehurit se nëse në seancën e ardhshme avokatët mbrojtës nuk paraqiten për vazhdimin e procesit, do të merrej vendim që gjykimi të vazhdoj pa mbrojtje.