Flokët e para të dëborës kanë filluar të bien që prej mëngjesit të sotëm në Dardhë të Korçës.
Ato kanë rënë me intesitet të ulët ndërsa në disa vende janë shoqëruar edhe me erë të fortë. Trashësia e borës varion nga 3 deri në 5 cm.
Po ashtu, reshjet kanë përfshirë dhe zona të tjera malore në qarkun e Korçës.