Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vetvrasjen e 34-vjeçares, Pamela Mërtiri dhe fëmijës së saj ditën e sotme në Vlorë.

Sipas banorëve, 34-vjeçarja nuk jetonte në atë pallat dhe se nuk e njihnin.

Mësohet se Pamela ka qenë e divorcuar nga burri dhe punonte si farmaciste në Tiranë, ndërsa në Vlorë kishte shkuar për të takuar prindërit e saj. Gruaja u hodh nga një pallat që ndodhej shumë pranë banesës së prindërve të saj, duke i marrë jetën dhe fëmijës së saj të vetëm.

Nuk dihet nëse 34-vjeçarja ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor, apo divorci nga bashkëshorti i saj duket se nuk është suportuar lehtë.