Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, për shfuqizimin e vendimit për dënimin e tij me dy vite burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike.

Mësohet se relator i çështjes është caktuar, gjyqtari Ilir Panda.

Data për shqyrtimin e këtij rekursi të ish-kryeprokurorit shqiptar nuk është caktuar ende.

Avokati mbrojtës i Adriatik Llallës ka kërkuar dënim më të butë pasi klienti i tij vuan nga një sëmundje e rëndë.