Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar drejtuesit e mjeteve në vend, në lidhje me akset rrugore të cilat shfaqin probleme si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

ARRSH bën me dije se si pasojë e reshje ka rënie gurësh dhe inertesh në akset e rrethit Tropojë, në segmentin Elbasan-Rrogozhinë, si dhe aksin Elbasan-Librazhd.

Ndërkohë i bën apel drejtuesve të mjetesh që të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë.