Sipas MeteoAlb, duke filluar nga orët e para të ditës mbetet mot i vranët me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, por reshje dëbore regjistrohen në zonat malore, ku më të konsiderueshme do jenë në zonën verilindore.

Pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike duke bërë që të ketë intervale me kthjellime, ndersa nata rikthen reshjet e shiut dhe dëborës në territor.

Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 3 gradë në mengjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17 °C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.