Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua mbrëmjen e djeshme, ku një 12-vjeçare humbi jetën pasi banesa e saj u përfshi nga flakët në Derviçan të Gjirokastrës.

Mësohet se shkak i zjarri në banesë është bërë një qiri, i cili përdorej për ndriçim, pasi mbrëmjen e djeshme zona e Dropullit prej orës 17:00 ishte pa energji elektrike.

Pasi flakët u shpërndanë në banesë, 12-vjeçarja Krisanthi Ndrico u fut në tualetin e shtëpisë, për ti shpëtuar zjarrit, por nuk ka mundur dot.

Së bashku me vajzën në banesë ishte edhe babai i saj, Irakli Ndrico, i cili ndodhet në spital.