Prej disa ditësh vendi ynë është përfshir nga moti i keq, ku herë pas here ka pasur edhe rrebeshe sidomos në zonat bregdetare, madje janë shoqëruar edhe më stuhi detare.

Shirat nesër pritet të jenë me intensitet më të ulët, por do të kemi reshje dëbore kryesisht në zonat malore.

Për sa i përket ditës së mërkurë ka një ndërprerje të reshjeve për t’u rikthyer sërish të enjten dhe të premten, duke bërë që zona e ulët dhe bregdeti të kenë herë pas here shira dhe rrebeshe dhe zonat malore përgjatë gjithë shtrirjes lindore do të kenë reshje të dendura dëbore.

Meteorologia Lajda Porja bën me dije se e gjithë kjo situata meteorologjike ka ardhur si pasojë e përplasjes së dy masave ajrore, një e ngrohtë me origjinë nga Jugu. Duke filluar nga dita e martë kemi depërtimin e masave të ftohta polare dhe kjo do të bëjë që e gjithë java të jetë në këto kushte atmosferike, stuhi të forta ere, reshje shiu dhe dëbore.