Ambasada Gjermane në Shqipëri ka njoftu rregullat e reja për të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët aplikojnë për vizë me qëllim punësimin në shtetin gjerman.

Në njoftim bëhet me dije se për shkak të kërkesës tejet të lartë për orare aplikimi për vizë që prej dhjetorit 2021 këto orare do të caktohen përmes një procedure të përmuajshme shorti.

 Për shkak të kërkesës tejet të lartë për orare aplikimi për vizë me qëllim punësimin sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor, e cila e tejkalon ndjeshëm numrin e orareve që mund të vihen në dispozicion, dhe me qëllim sigurimin e mundësive të barabarta për një orar aplikimi, që prej dhjetorit 2021 këto orare do të caktohen përmes një procedure të përmuajshme shorti.

Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga data 1 dhjetor në orën 09.00 deri më 17 dhjetor në orën 12.00, nëpërmjet sistemit online të caktimit të orareve të aplikimit të ambasadës të shprehin interesin e tyre për procedurën e shortit.  Mes të gjitha kërkesave të regjistruara përmes një shorti kompjuterik do të përzgjidhet, se kush do të marrë një orar aplikimi për periudhen janar deri fillim shkurti 2022. Procedura e shortit do të realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashme Federale në Berlin nën mbikqyrjen e disa personave”, njofton ambasada.

Më tej ambasada gjermane thotë që qytetarët duhet të bëjnë kujdes në hedhjen korrekte të të dhënave.

“Informacione të rëndësishme:

Regjistrimet e shumëfishta përjashtohen.

Ndryshimi i mëvonshëm i të dhënave të regjistruara është i pamundur.

Kalimi i orarit të aplikimit tek një person tjetër nuk lejohet.

Regjistrimi i mëhershëm nuk ka përparësi kundrejt një regjistrimi të mëvonshëm.

Angazhimi i palëve të treta (p.sh. agjensive) nuk është i nevojshëm dhe nuk sjell asnjë përparësi.

Ambasada nuk cakton takime esktra, ndaj ju lutemi të hiqni dorë nga kërkesa të këtij lloji.

I Informacione të mëtejshme do të publikohen pas pak kohësh në faqen tonë të internetit. https://bit.ly/3HYUMyA.”, shkruan ambasada.