Reshjet e dendura te shiut që kanë rënë dhe vijojnë të bien në zonën e Leskovikut dhe Përmetit prej ditës së djeshme dhe në vijim, ka bërë që prurjet në lumin Vjosa të jenë të mëdha duke bërë që në disa pika të ketë dhe dalje nga shtrati.

Në këto momente shirat vijojnë të jenë me intensitet të lartë në zonën e Çarshovës dhe në majën e Pindit.

Në zonën e Përmetit niveli i Vjosës ka arritur 5.3 m, ndërkohë që pika kritike është 5.4.

Kjo situatë mund të sjellë përmbytje në orët në vijim, ndërkohë që situata po monitorohet në terren, dhe pikërisht në urën e Mifolit.