Zëvendëskyreministri Arben Ahmetaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, pas situatës me reshjet e dendura në gjithë Shqipërinë.
Ai shkruan se institucionet qendrore dhe ato lokale janë vënë në lëvizje dhe mbeten të angazhuara për marrjen e masave për menaxhimin e situatës.
“Nisur nga situata e rënduar e reshjeve në Vlorë dhe gjithë vendin, një lutje për qytetarët që të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme, ndërkohë që institucionet qendrore dhe ato lokale janë alertuar dhe mbeten të angazhuara për marrjen e masave për menaxhimin e situatës”, shkruan zv.kryeministri në rrjetet sociale.