Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Në zonat malore reshjet do jenë në formën e borës.

Sot temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 04°C në 10°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 13°C.

Era do të fryjë në drejtim Perëndimor-Jugperëdimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.