Prej 2-javësh në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat kanë vijuar ndryshimet në rang drejtuesit dhe emërimet e reja nuk kanë prekur vetëm DVP Berat por edhe të pesta komisariatet e kësaj drejtorie.

Ndryshimet dhe emërimet e reja janë kryer me kërkesë të Drejtorit të DVP Berat, Edmond Tarkaj, me qëllim rritjen e rendit e sigurisë publike si dhe parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale në të gjithë qarkun. Ndryshimet kanë prekur çdo sektor drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në të cilën është emëruar:

– Zv/drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike emërohet drejtues Albert Nushi që zëvendësoi drejtuesin Arjan Ferri;

– Shefi i Sektorit për Rendin dhe Sigurinë Publike është emëruar Kryekomisari Baki Musaku,që zëvendësoi Kryekomisarin Dashamir Bendaj, ky i fundit i emëruar Shefi i Njësisë Operacionale në DVP Tiranë;

– Shefi Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar është emëruar Komisar Argent Shytia që ka ardhur në Berat nga DVP Tiranë, ku ishte më parë Shefi i Krimeve të Rënda.

– Shefi i Krimeve të Rënda është emëruar Edmond Selami.

– Shefi i Seksionit për Qarkullimin Rrugor është emëruar Komisar Enea Kaci,i cili zëvendësoi Komisarin Dritan Allajbeu që u emërua ndrejtues në sektorin e qarkullimit rrugor në Durrës.

Përveç ndryshimeve brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, janë ndryshuar edhe drejtuesit e Komisariateve Berat, Kuçovë e Dimal.

-Shefi i Komisariatit të Policisë Berat është emëruar Komisar Sokol Laze, që zëvendësoi Kryekomisarin Alfred Cenaj;

– Shefi i Komisariatit të Policisë Kuçovë është emëruar Komisar Erjon Ismaili,që zëvendësoi Komisar Geront Seitllarin;

– Shefi i Komisariatit të Policisë Dimal është emëruar Nën/Komisar Artan Musai, që zëvendësoi Komisar Bernard Kaziaj.