Reshjet kanë përmirësuar gjendjen energjitike në vend.

Sipas Korporatës Elektronergjitike Shqiptare prurjet në kaskadën e Drinit kanë arritur në 1220 m3/s. nga 85 m3 në sekondë që kanë qenë para një jave.

Po ashtu edhe niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka arritur të kaloj pikën kritike ndërsa niveli i regjistruar është 267.5 m dhe prurjet 600 m3 në sekondë.

Edhe nëHEC-et të tjera gjendja ka njohur përmirësim, në Koman niveli ka arritur 169.6 m ndërsa prurjet 300m3/s. Ndërsa në Vaun e Dejës niveli rezulton 74.3 m3/s dhe prurjet 320m3/s.

KESH bën të ditur se në Fierzë aktualisht nuk po prodhohet energji elektrike me qellim rritjen e rezervës e cila për momentin është 438 GWh ndërsa në dy hecet e tjera po prodhohet me kapacitet të plotë.

KESH bën me dije se nëse vijojnë reshjet atëherë do të stabilizohet situata e furnizimit me energji elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se aktualisht vijon importi pasi sasia e energjisë është parablerë.

Po nëse prodhimi i energjisë do të ketë këto ritme atëherë vendi do të ul importin e energjisë në bursë e cila ka njohur një rritje të konsiderueshme të çmimit gjatë kësaj periudhe për shkak të krizës energjitike. Pak muaj më parë qeveria ka shpallur emergjencë energjitike në vend.

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

Hec Fierzë 267.5 mmnd

Hec Koman 169.7 mmnd

Hec Vau i Dejës 74.3 mmnd

Prodhimi i energjisë

NË KASKADË 10.150 MWh

REZERVA ENERGJITIKE 437,98 GWh

PRURJET NË HECE

Fierza 600 m3/s

KOMAN 300 m3/s

Vau i Dejës 74,3 m3/s /