Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se janë marrë të gjitha masat për të shmangur bllokimet e rrugëve për shkak të reshjeve të dëborës dhe ngricave.

Në akset ku ka pasur problematika, ARRSH thotë se është shpërndarë kripë për të shmangur ngricat.

“Reshjet kanë pushuar. Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Kujtojmë që për dy ditë më radhë i gjithë vendi u përfshi nga reshje të dendura shiu duke shkaktuar edhe përmbytje në disa zona. Ndërsa në vendet malore ka pasur reshje dëbore.