Albana Fico do të jetë drejtuesja e re e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, “Nënë Tereza”.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Në këtë detyrë Fico zvendëson Enkelejd Jotin, i cili u largua nga drejtimi i QSUT-ja pak ditë më parë.
“Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend.
Faleminderit Enkelejdi Jotit për punën në këto vite jo të lehta”,- tha ministrja.