Greqia ka vendosur që të marrë masa shtesë pas përhapjes së variantit Omicron në shumë vende të botës, ndryshime këto që nuk prekin shtetasit shqiptarë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale mësohet se shteti fqinj ka ndaluar përkohësisht hyrjen në vend të të gjithë shtetasve nga vendet e treta, nga çdo pikë hyrjeje në Greqi dhe në çfarëdo mënyre apo mjeti, duke përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore.

Në njoftimin e ministrisë theksohet se kjo masë e marrë nuk vlen për banorët e përhershëm të Republikës së Shqipërisë.

Ndër të tjera në njoftim mësohet se të gjithë ata qytetarë që do të udhëtojnë drejt Greqisë do të duhet të:

1- Të plotësojnë formularin elektronik PLF, në adresën elektronike https://travel.gov. gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi përpara mbërritjes në Republikën e Greqisë.

 2- të kenë kaluar të paktën 14 ditë nga vaksinimi për COVID-19 dhe të paraqesin një certifikatë vaksinimi, të lëshuar nga një autoritet publik dhe në përputhje me legjislacionin dhe rregullat e shtetit.

  •  Certifikata e vaksinimit duhet të përfshijë emrin e personit siç tregohet në pasaportë, llojin e vaksinës së administruar, numrin e dozave dhe datën në të cilën ato janë dhënë.
  • Ose të jenë diagnostikuar negativë ose në një test laboratorik PCR për COVID-19, ose në një test të shpejtë (rapid test).
  • Brenda shtatëdhjetë e dy (72) orëve të fundit para mbërritjes së tyre në Greqi për testim laboratorik me PCR dhe brenda dyzet e tetë (48) orëve për rapid test.
  • Testimet të jenë kryer nga laboratorët e vendit të origjinës ose tranzitit ose laboratorët publikë ose privatë të atij vendi, me kusht që laboratorë të tillë privatë të jenë certifikuar nga autoriteti kombëtar kompetent i certifikimit të vendit; dhe

Njoftimi i Plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja të vendosura nga Greqia për hyrjen në vend, për kufizimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

🔴Ndalohet përkohësisht hyrja në Greqi e të gjithë shtetasve të vendeve të treta, nga çdo pikë hyrjeje në Greqi dhe në çfarëdo mënyre apo mjeti, duke përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore.

🟢𝗞𝘆 𝗻𝗱𝗮𝗹𝗶𝗺 𝗻𝘂𝗸 𝘃𝗹𝗲𝗻 𝗽𝗲̈𝗿 𝗯𝗮𝗻𝗼𝗿𝗲̈𝘁 𝗲 𝗽𝗲̈𝗿𝗵𝗲𝗿𝘀𝗵𝗲̈𝗺 𝘁𝗲̈ 𝗥𝗲𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲̈𝗿𝗶𝘀𝗲̈.

👉Të gjithë udhëtarët drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë dhe mënyrës së hyrjes në territorin grek, duhet:

1- Të plotësojnë formularin elektronik PLF , në adresën elektronike https://travel.gov. gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi përpara mbërritjes në Republikën e Greqisë.

 2- të kenë kaluar të paktën 14 ditë nga vaksinimi për COVID-19 dhe të paraqesin një certifikatë vaksinimi, të lëshuar nga një autoritet publik dhe në përputhje me legjislacionin dhe rregullat e shtetit.

 ➡️Certifikata e vaksinimit duhet të përfshijë emrin e personit siç tregohet në pasaportë, llojin e vaksinës së administruar, numrin e dozave dhe datën në të cilën ato janë dhënë.

➡️Ose të jenë diagnostikuar negativë ose në një test laboratorik PCR për COVID-19, ose në një test të shpejtë (rapid test).

➡️ Brenda shtatëdhjetë e dy (72) orëve të fundit para mbërritjes së tyre në Greqi për testim laboratorik me PCR dhe brenda dyzet e tetë (48) orëve për rapid test.

➡️Testimet të jenë kryer nga laboratorët e vendit të origjinës ose tranzitit ose laboratorët publikë ose privatë të atij vendi, me kusht që laboratorë të tillë privatë të jenë certifikuar nga autoriteti kombëtar kompetent i certifikimit të vendit; dhe

➡️Të ketë një certifikatë të diagnozës së mësipërme, në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht, e cila përfshin emrin e personit siç tregohet në pasaportë.

➡️Të ketë një certifikatë diagnostikimi nga testi laboratorik me metodën PCR ose me rapid test. Certifikata e diagnozës lëshohet tridhjetë (30) ditë pas testit të parë pozitiv dhe vlefshmëria e saj zgjat deri në njëqind e tetëdhjetë (180) ditë pas tij.

❗Të gjithë udhëtarët drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë dhe mënyrës së hyrjes në Greqi, do t’ju lejohet hyrja në Greqi, në qoftë se diagnostifikohen negativë në një test të detyrueshëm laboratorik PCR ose rapid test, në pikat e hyrjes së Greqisë.

👉Pikat kufitare:

✅Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë 24 orë.

✅Pika Kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.