IGJEUM paralajmëron se gjatë fundit të ditës së sotme dhe fillimin e javës tjetër priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri-perendim dhe në jug të territorit.
Instituti i Gjeoshkencave njofton se në qarqet Lezhë, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Në të gjithë territorin priten rritje të prurjeve përgjatë javës në vijim që mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara.