Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket situatës së krijuar nga COVID-19 atje.

Në njoftim bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë.

Ndërkohë janë raportuar edhe 3 raste të reja të infektuara me koronavirus.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar 4 persona nga COVID-19.